Atalanta, Gasperini: Përfaqësojmë Italinë, një motivim më shumë
Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, foli për Sky në prag të finales së Europa League kundër Bayer Leverkusen: “Kur arrin një finale të tillë, nuk mund të mos jesh i lumtur me rrugën e ndjekur dhe me shpresë për të përfunduar në mënyrën më të mirë”.
Edhe një herë, është ndjenjëa se e gjithë Italia po ju mbështet.
“Po, absolutisht. Ka shumë njerëz që do të bëjnë tifo për ne në këtë rast, sepse ne përfaqësojmë Italinë. Do të jetë një motivim shtesë”.
Ditët e fundit keni deklaruar se Roma ju ka dhënë besim për t’u përballur me skuadrën e Xabi Alonso.
“Roma ishte afër ta çonte ekipin në finale, dy ndeshjet ishin të balancuara. Kemi luajtur shumë ndeshje të rëndësishme. Disa nuk shkuan mirë, si finalet, por të tjerat shkuan mirë. Jemi mësuar të luajmë ndeshje të tilla. Vetëm kur nuk vjen rezultati thonë nuk kemi eksperiencë”.
Si përballeni me Bayer Leverkusen?
“Bayer është një ekip i fortë, nuk ka dyshim. Jo vetëm për rezultatet, por për zgjidhjet që i kanë çuar ata të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme. Ne e dimë forcën e tyre, do të përpiqemi të marrim kundërmasat më të mira. Edhe ne kemi aftësinë të qëndrojmë në fushë, të mbajmë pozicionet tona dhe të propozojmë zgjidhjet tona, ne kemi aftësinë të krijojmë probleme edhe për Bayer-in”.
Sa do të bazohet kjo finale në emocion?
“Ne jemi të bindur se kemi bërë një rrugëtim të madh që na ka çuar të përballemi me ekipe të forta dhe të rëndësishme. Kjo na ka dhënë vetëdijen për aftësitë tona. Nesër do të kemi energjinë e duhur për ta bërë këtë, ka pak hidhërim për paraqitjen kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë. Kemi luajtur shumë ndeshje të tilla, brenda apo jashtë, nuk ishte një paraqitje solide, rezultat i situatave që u krijuan gjatë javës”.