Atalanta, Gasperini tërbohet: Ky nuk është futboll
![Atalanta, Gasperini tërbohet](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/Atalanta-Gasperini-terbohet.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Pas penalltisë së diskutueshme që vulosi humbjen e Atalantës në fushën e Bruges, trajneri i skuadrës italiane, Gian Piero Gasperini është zemëruar. “Me sa duket vendimet e arbitrave italianë ndikojnë edhe në Evropë – shpjegoi trajneri i Atalanta-s. Ne po dalim jashtë asaj që është futbolli. Të gjithë kanë një ide krejtësisht të ndryshme për faullet”.
“Prekjet e topit me dorë krijojnë polemika, por ndonjëherë është vërtet e vështirë. Drama e vërtetë janë kontaktet – shtoi ai -. Shumica dërrmuese e lojtarëve hidhen, bërtasin, bëjnë gjithçka për të vjedhur një faull. Diçka larg shpirtit të futbollit”.
“Tani duhet të fitojmë 2-0, do të duhet të ekspozohemi më shumë për t’u hequr topin. Ata janë një skuadër e mirë dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sot dolëm keq në gjysmën e parë dhe më pas pak nga pak u përmirësuam”, theksoi Gasperini duke parë drejt ndeshjes së kthimit me Bruges.
“Ne do të arrijmë në ndeshjen e kthimit me një mijë motivime, por fillimisht është ndeshja kundër Cagliarit dhe duhet të llogarisim se kush do të jetë në dispozicion. Do të bëjmë çmos për të qëndruar në lojë”.