Atalanta, Gjimshiti: Krenar dhe të lumtur për këtë kualifikim
Humbje e ëmbël për Atalantën në Europa League. Në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve zikaltërit u mundën 1-0 nga Liverpool, por fitores 3-0 në ndeshjen e parë në “Anfield” u kualifikuan në gjysmëfinale, ku do të përballen me Marsejën.
Në stadiumin Geëiss në pjesën e parë “të kuqtë” e zhbllokuan menjëherë ndeshjen me një penallti të Salah (7′), por në pjesën e dytë skuadra e Gasperinit kontrolloi ndeshjen, duke kaluar në turin tjetër.
Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, titullar i padiskutueshëm i skuadrës së Gasperinit ka komentuar suksesin përballë anglezëve:
“Ka krenari dhe lumturi, publiku na shtyu gjatë gjithë javës dhe kjo u shfaq sërish sonte. Goli i Salah pas 7 minutash ishte një episod fatkeq. 20 minutat e para vuajtëm nga shpejtësia e lojtarëve të Liverpulit, më pas ky rezultat duhet të na japë shtysë për ndeshjet e ardhshme, duhet të jemi krenarë dhe të japim gjithçka në të gjitha frontet në të cilat jemi në lojë”, ka thënë Gjimshiti.