Atalanta sfidon Realin, Gasperini: Historike për klubin
![Realin, Gasperini](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/Realin-Gasperini.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Atalanta do të sfidojë Realin e Madridit për Superkupën e UEFA-s të mërkurën dhe Gian Piero Gasperini foli për kanalin e klubit zikaltër në YouTube:
“Ne duam të bëjmë një përshtypje të mirë kundër më të mirëve në botë në momentin më të lartë në historinë e këtij klubi, është një çështje krenarie”.
Trajneri i Atalantës shtoi: “Është e jashtëzakonshme për këtë qytet të luajë kundër ekipit më të suksesshëm në botë, deri vonë do të kishte qenë e paimagjinueshme”.