Atentat ndaj kreut të shërbimit sekret të Iranit, plagoset rëndë Mohammed Akiki
Mohammed Akiki, kreu i shërbimit sekret të Iranit, Pasdaran të Gardës Revolucionare ka rënë pre i një atentati ku ka mbetur i plagosur.
Kreu i shërbimit sekret të Iranit, i lindur pas ardhjes në pushtet të Khomeinit në 1979, ishte student i gjeneralit Qasem Soleimani, strateg i Forcave al Qods, dega e Pasdaran për operacionet jashtë vendit, i eliminuar në Bagdad në vitin 2020 nga një dron amerikan me urdhër të Presidentit të atëhershëm Donald Trump.
Sipas lajmit që transmetohet në Telegram nga shkrimtari izraelit Amir Tsarfati, Akiki është plagosur rëndë dhe është shtruar në një nga spitalet e Teheranit.
Në orët e fundit, është rritur alarmi për përfshirjen e mundshme të Iranit. Që nga dhjetori i kaluar, ishte raportuar mundësia që operacionet e fshehta në Iran do të intensifikoheshin në vitin 2023, transmeton Il Giornale.
Inteligjenca izraelite, të paktën që nga viti 2021, ka zgjeruar rekrutimin e agjentë, qofshin edhe të huaj për të goditur objektivat iraniane të nivelit të lartë.
Në vrasjet e mëparshme, u përdorën dronë specialë që fluturonin në distanca të shkurtra dhe armë inovative me telekomandë.
Iranianët janë hakmarrë përmes sulmeve kibernetike, por Mossad ka në dispozicion një rrjet efektiv satelitësh të Forcave të Mbrojtjes izraelite.