Categories: BotaLajme

Atentat ndaj kreut të shërbimit sekret të Iranit, plagoset rëndë Mohammed Akiki

Mohammed Akiki, kreu i shërbimit sekret të Iranit, Pasdaran të Gardës Revolucionare ka rënë pre i një atentati ku ka mbetur i plagosur.

Kreu i shërbimit sekret të Iranit, i lindur pas ardhjes në pushtet të Khomeinit në 1979,  ishte student i gjeneralit Qasem Soleimani, strateg i Forcave al Qods, dega e Pasdaran për operacionet jashtë vendit, i eliminuar në Bagdad në vitin 2020 nga një dron amerikan me urdhër të Presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Sipas lajmit që transmetohet në Telegram nga shkrimtari izraelit Amir Tsarfati, Akiki është plagosur rëndë dhe është shtruar në një nga spitalet e Teheranit. 

Në orët e fundit, është rritur alarmi për përfshirjen e mundshme të Iranit. Që nga dhjetori i kaluar, ishte raportuar mundësia që operacionet e fshehta në Iran do të intensifikoheshin në vitin 2023, transmeton Il Giornale.

Inteligjenca izraelite, të paktën që nga viti 2021, ka zgjeruar rekrutimin e agjentë, qofshin edhe të huaj për të goditur objektivat iraniane të nivelit të lartë.

Në vrasjet e mëparshme, u përdorën dronë specialë që fluturonin në distanca të shkurtra dhe armë inovative me telekomandë.

Iranianët janë hakmarrë përmes sulmeve kibernetike, por Mossad ka në dispozicion një rrjet efektiv satelitësh të Forcave të Mbrojtjes izraelite.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

3 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

3 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

3 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

3 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

3 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

4 hours ago

This website uses cookies.