Atentat në Mirditë – Makina shpërthen sapo ndizet, plagoset drejtuesi
Një atentat ka ndodhur në Mirditë, ku një person ka mbetur i plagosur pasi i kishin vendosur lëndë shpërthyese në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel (30 qershor) në fshatin Malaj, ku Ledovik Syziu sapo ka ndezur makinën e tij ajo ka shpërthyer.
Makina ka qenë e parkuara brenda oborrit të banesës së Syziut dhe ka shpërthyer sapo ai e ka ndezur atë. Sipas policisë dyshohet se ka qenë lëndë artizanale ajo që ka shpërthyer, ku ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës.
Syziu po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.