Lajme

Atentati me 3 viktima në Shkodër  – Dyshohet për 4 autorë të përfshirë, Safet Bajri dëshmon në polici

Detaje të reja janë mësuar nga masakra e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të vdekur tre persona.

 Nga dinamika që policia ka rindërtuar në vendngjarje, dyshojnë se kanë qenë të paktën 4 autorë që kanë marrë pjesë në atentatin në Dobraç dhe ka dyshime që kanë qënë vrasës me pagesë të sjellë nga Mali i Zi.

Në vendngjarje policia gjeti 35 gëzhoja automatiku. Makina e autorëve u gjet e djegur disa orë pas ngjarjes në fshatin Golem. Makina po i nënshtrohet një ekspertize të imët nga ekspertët,  të cilët po të punojnë për të gjetur gjurmë që do i çojnë drejt identifikimit dhe arrestimit të autorëve.

32-vjeçari Arlind Bushati, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, dhe Hamza Lici, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ishin shënjestrat e atentatit të ndodhur në zonën e Dobraçit.

 Lici dhe Bushati  ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat. Automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti është në luftë me jetën.

 Ndërkohë, rreth 20 persona janë shoqëruar për ngjarjen, të cilët pasi kanë dhënë deklarime janë liruar. Mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri.

Safet Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës. Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e tij dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Sipas tij, është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në aksion marrin pjesë Forcat Renea, FNSH dhe ato të DVP Shkodër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.