Atentati me 4 të vrarë në Shkodër, dosja i kalon SPAK

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën lidhur me hetimet për atentatin në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Prokurorët kanë dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal dhe për këtë ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, e cila ka kompetencën për të hetuar krimet e organizuara.

Objektiv i atentatit në Shkodër ishte Hamza Lici, i cili udhëtonte me makinë së bashku me mikun e tij Arlind Bushati. Të dy mbetën të vrarë nga të shtënat me automatik në drejtim të tyre. Mes viktimave ishin edhe çifti Bashkim dhe Flutura Basha, kalimtarë të rastit gjatë atentatit.

Disa orë pas atentatit në Dobraç, u gjet e djegur edhe makina e autorëve tipit Land Rover në zonën e Grudës, ndërsa brenda automjetit ishin edhe 2 automatikët e përdorur gjatë krimit.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati po ktheheshin nga Mali i Zi kur u sulmuan me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Arlind Bushati dhe Bashkim Basha mbetën të plagosur rëndë, por ndërruan jetë në spital disa ditë më vonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.