Categories: BotaLajme

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, dyshohet se autori mund të mos ketë vepruar i vetëm

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë nga hetimet lidhur me atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok deklaroi se për rastin ishte ngritur një ekip hetimor, i cili do të shqyrtonte nëse i dyshuari veproi si pjesë e një grupi të organizuar që kishin inkurajuar njëri-tjetrin për të kryer atentatin.

Një akt që hedh dyshime për përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje, ishte se komunikimet në internet të të dyshuarit ishin fshirë dy orë pas atentatit, por jo nga i dyshuari dhe me shumë mundësi as nga bashkëshortja e tij”, tha ministri , i cili shtoi se kjo është një shenjë se autori mund të mos ketë vepruar i vetëm, por krimi mund të jetë kryer nga një grup i caktuar njerëzish. 

Ndërkohë zëvendëskryeministri Robert Kalinak tha të dielën se Fico ishte jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij ishte ende shumë e rëndë për t’u transferuar në një spital në kryeqytetin Bratislavë.

Më herët Gjykata  Speciale Penale e Sllovakisë vendosi se i dyshuari, i identifikuar nga prokurorët si Juraj Cintula, do të qëndrojë në paraburgim pasi akuzohet për tentativë vrasje. Ministri i Brendshëm tha pas ngjarjes se i dyshuari ishte i pakënaqur me politikën e qeverisë për Ukrainën.

Qeveria e Ficos i ka dhënë fund mbështetjes zyrtare ushtarake për Ukrainën dhe ka marrë një linjë më pro-ruse në konflikt, ndryshe nga shumica e partnerëve të Bashkimit Europian. Atentati ndaj Ficos ka bërë që i gjithë spektri politik i Sllovakisë të bëjë thirrje për ulje të tensioneve dhe zbutje të retorikës së ashpër mes politikanëve. Ndërkohë Policia sllovake tha të dielën se kishte arrestuar tre persona për postime në mediat sociale që mbështesnin atentatin ndaj kryeministrit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

8 mins ago

Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon…

10 mins ago

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in…

12 mins ago

Pedagogët e dalë në pension/Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë…

14 mins ago

Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që…

16 mins ago

Arti i muraleve në Shkodër/Qytetarët: Vendosja e tyre do ta bëjë këtë zonë më tërheqëse

Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë…

18 mins ago

This website uses cookies.