Lajme

Atentati ndaj Ramazan Mataj, pistë e re hetimi – Hetimet drejt problemeve personale, nuk përjashtohet as Belgjika

Pista kryesore  në të cilën po heton policia për vrasjen e Ramazan Mataj një ditë më parë në Dragoç të Postrribës është një lidhje dashurie që 33-vjeçari ka patur.

 Grupi hetimor, pas mbledhjes të provave në vendin e ngjarjes, ka arritur në konkluzionin se është qëlluar vetëm nga një autor, nga të dyja anët e makinës.

 Siç duket, është siguruar për vrasjen e tij, ndërsa hetuesit kanë gjetur 14 gëzhoja në vendngjarje, plumbat e së cilave e kapur thuaje në të gjithe trupin.

Mendohet se autori i ka zënë pritë 1.2 km larg banesës së tij. Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni policie që i ka çuar deri në një fare distance në gjurmët e autorit,  ndërsa më pas ka qënë i vështirë gjurmimi për shkak edhe të kryqëzimeve të shumta që rruga ka patur.

 Aparati celular i të riut është dërguar në laborator për t’u hapur dhe kjo është shpresa kryesore e hetuesve për të shkuar drejt një identifikimi të autorit apo autorëve të dyshuar.

33-vjeçari nuk kishte precedent të mëparshëm, por as lidhje dhe miqësi me anëtarë të grupeve të ndryshme kriminale.

Përveç pistës së problemeve personale, hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti në Belgjikë, por deri tani nuk ka ndonjë provë.

Po ashtu, as familjarët nuk kanë deklaruar konflikte, gjë e cila nuk ka ndikuar në hetime.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjenden pa shenja jete aktori fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e…

2 minutes ago

Dënimi me burg i Dodik, reagon DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë e Bosnjës

Një ditë pas dënimit me 1 vit burg dhe ndalim ushtrimi detyre për 6 vite…

4 minutes ago

Ministrja Pirdeni: Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka bërë të ditur sot…

6 minutes ago

Celibashi, Dumani dhe Çela firmosin protokoll të përbashkët për integritetin e zgjedhjeve 2025

Në mjediset e KQZ, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe…

11 minutes ago

Bylykbashi: Po mohoni votën e mijëra shqiptarëve me dokumente të huaja. Gjiknuri: Kërkoni alibi për humbjen

Në një debat të tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë diskutuar projektligjin për shtyrjen…

13 minutes ago

Berisha: Të shtyhet me 10 ditë afati për votimin e diasporës

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se projektligjet e propozuara nga mazhoranca për shtyrjen e afatit…

15 minutes ago

This website uses cookies.