Bota

Atentati ndaj Tramp, Bajden: I lehtësuar që nuk u lëndua. Siguri të vazhdueshme për ish-presidentin

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka reaguar pas tentativës për atentatin ndaj kandidatit republikan Donald Tramp (Trump), teksa ky i fundit po luante në klubin e tij të golfit në Florida. Bajden u shpreh i lehtësuar që ish-presidenti nuk u lëndua.

Ai siguroi se Shërbimi Sekret do të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të ish-Presidentit”.

Unë jam informuar nga ekipi im në lidhje me atë që zbatimi i ligjit federal po heton si një atentat të mundshëm ndaj ish-presidentit Trump sot. Një i dyshuar është në paraburgim dhe unë përgëzoj punën e Shërbimit Sekret dhe partnerëve të tyre të zbatimit të ligjit për vigjilencën dhe përpjekjet e tyre për të mbajtur të sigurt ish-Presidentin dhe ata përreth tij. Jam i lehtësuar që ish-Presidenti është i padëmtuar. Ka një hetim aktiv për këtë ngjarje pasi forcat e rendit mbledhin më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur. Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë dhunë ndonjëherë në vendin tonë, dhe kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar siguri të vazhdueshme prë ish-presidentin”, deklaroi Bajden.

Një ditë më parë, një 58-vjeçar u afrua 400 metra pranë vendit ku Tramp po luante golf. Ai u pozicionua në shkurret pranë fushës së golfit me një pushke të stilit AK. Pasi shërbimi sekret e konstatoi dhe qëlloi në drejtim të tij, 58-vjeçari Ryan Wesley Routh tentpoi të arratisej por arriti të kapej nga autoritetet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

8 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

9 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

9 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

10 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

10 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

12 hours ago

This website uses cookies.