Atentati ndaj Trump, diplomati Berisha: Sulmi, produkt i etiketimit të tij si njeri i rrezikshëm për Amerikën

Atentati ndaj Donald Trump ka tronditur jo vetëm Amerikën, por të gjithë botën. Fatmirësisht, ish-presidenti i shpëtoi atentatit me vetëm një lëndim në vesh, ndërsa ngjarja ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me arsyet e këtij sulmi. Në studion e RTSH24, diplomati Mal Berisha “fajësoi” polarizimin politik. Sipas tij, atentati ndaj Trump erdhi si produkt i etiketimit të tij si një njeri i rrezikshëm për Amerikën.

Polarizimi politik është një element që po shfaqet shumë në SHBA, por jo vetë, në Francë polarizimi ka sjellë një qeveri inkonkluzive, e ka sjellë Francën në atë që nuk janë në gjendje të formojnë një qeveri. Etiketimi i kundërshtarit politik si ekstremist i djathtë, nazistë, një masë e madhe njerëzish u frikësuan shumë dhe u zhvendosën, kjo nuk sjell ndonjë të mirë për popullin. Polarizimi i jashtëzakonshëm politik në SHBA, ka sjellë atë. Nëse pompohet me forcë të madhe propagandistike një popull dhe i thuhet se ai që kandidati që do të vijë në pushtet është ai që do të shkatërrojë demokracinë, atëherë në zinxhirin e miliona njerëzve që e dëgjojnë çdo ditë, diku këputet zinxhiri. Mendoj se kjo tentativë për ta vrarë Trump është krejt produkt i etiketimit të tij si njeri i rrezikshëm për Amerikën”, tha ai.

Sipas Berishës, kjo ngjarje pritet të ketë efekt pozitiv tashmë në fushatën e Trump, ndërsa diplomati e sheh atë fitues pas kësaj beteje.

Tentativa për ta vrarë Trump do të kthehet në një efekt në kundërt, ne e pamë si qëndroi pas atentatit, nuk e dorëzoi veten. Ata njerëz që kanë qenë skeptikë ose të pavendosur, mund të zhvendosen drejt Partisë Republikane. E shoh Donald Trump një fitimtar pas kësaj beteje”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.