Categories: BotaLajme

Atentati ndaj Trump, FBI identifikon autorin, një 20-vjeçar nga Pensilvania qëlloi mbi ish-presidentin amerikan

Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç është identifikuar nga FBI si autori i atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video”, tha FBI në një deklaratë.

Crooks u rendit si një mbështetës republikan, por në vitin 2021 ai bëri një donacion të vogël për një grup që mbështeti partinë Demokratike në 2021, sipas të dhënave shtetërore.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. Ish-presidenti  Donald Trump  u plagos gjatë mitingut të tij në Butler, Pensilvani. Autori u qëllua për vdekje nga autoritetet, ndërsa në ngjarjen e rëndë humbi jetën edhe një person i pranishëm në tubim, teksa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Trump tha në rrjetet sociale se ai u qëllua nga një plumb në “pjesën e sipërme të veshit të djathtë”.  Shërbimi Sekret tha se ish-presidenti është i sigurt pasi u nxor nga skena me gjak në fytyrë. Trump është kthyer në shtëpinë e tij në New Jersey, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

23 minutes ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

25 minutes ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

26 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

29 minutes ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

30 minutes ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

17 hours ago

This website uses cookies.