Atentati në Dukagjin/ Policia shpall në kërkim 4 autorët e vrasjes dhe plagosjes së babë e bir

aa79f16b945c4f7b99f18ffebf52b168

aa79f16b945c4f7b99f18ffebf52b168

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme (27 shtator) në Dukagjin ku mbeti i vrarë 73-vjeçari Zef Guri dhe u plagos djali i tij, 43-vjeçari Gjin Guri.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 4 autorëve të ngjarjes, 28-vjeçarin Martin Qershija, 29-vjeçarin Edmond Nika, 25-vjeçarin Kujtim Dholla dhe 36-vjeçarin Çesk Serraj.

4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.