Categories: AktualitetLajme

Atentati në Kurbin, zv.drejtori i policisë: Objektiv i sulmit pronari i firmës, po hetohen konfliktet e tij

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi tha se objektiv i atentatit në Kurbin mëngjesin e 10 shkurtit ka qenë pronari i firmës së përpunimit të inerteve Ardjan Gjeloshi, i cili ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rreziku për jetën.

Në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes, zv.drejtori i policisë Lezhë tha se pistë hetimi janë konfliktet që pronari i firmës mund të ketë pasur. Autorët dyshohet se kanë qëlluar me automatik.

“Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Është ngritur një grup hetimor i posaçëm dhe kemi ndihmën të ekspertëve të kriminalistikës. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Po hetojmë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka pasur pronari, i cili ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rreziku për jetën”, tha Berberi.

Nga atentati në fshatin Gurez mbeti i vrarë ekonomisti 70-vjeçari S.M, ndërsa është plagosur Ardian Gjeloshi, 51 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Kurbinit, forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

11 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

11 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

11 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

13 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 hours ago

This website uses cookies.