Zbardhet ngjarja e një dite më parë në Lezhë, ku para shkollës 9-vjeçare Marash Gjoni, ku tre persona qëlluar me breshëri arme ndaj 54-vjeçarit Agron Puka, teksa ky i fundit ndodhej në automjet.
Blutë e Lezhës bën me dije se tre autorët janë shpallur në kërkim, konkretisht Vincens Tuku, Amarildo Kola, e Kevin Ndoka, ndërsa është arrestuar 54-vjeçari pasi edhe ky i fundit është kundërpërgjigjur me armë.
Policia sqaron më tej se shkak p[ër ngjarjen është bërë një konflikt i mëparshëm. Po ashtu, bëhet me dije se tre autorët kanë tentuar të ndalojnë automjetin në të cilin ndodhej 54-vjeçari e më pas kanë hapur zjarr duke shkaktuar frikë dhe panik te nxënësit e mësuesit e shkollës 9-vjeçare.
“Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit V. T., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, A. K., 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe K. N., 18 vjeç banues në Shëngjin.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. P. dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.