Categories: BotaLajme

Atentati në Moskë, Ukraina mohon se 4 terroristët e arrestuar kishin lidhje me të

Ukraina ka kundërshtuar pretendimin e inteligjencës ruse se 4 terroristët e arrestuar për sulmin në një sallë koncertesh në Moskë  kishin kontakte me të dhe do kalonin kufirin.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se terroristët po planifikonin të kalonin kufirin me Ukrainën dhe se ata kishin “kontakte” në anën ukrainase. Vetë Ukraina e ka quajtur “absurde” akuzën.

Një zëdhënës i drejtorisë së inteligjencës ushtarake ukrainase Andriy Yusov tha për BBC se zona kufitare me Ukrainën është “e mbushur me shërbime speciale dhe ushtri. Gjithashtu ngjarjet e fundit në rajonin e Belgorodit dhe Kursk ku ka aktivitet ushtarak nënkuptojnë se kjo është një vijën e parë”.

“Të sugjerosh se të dyshuarit po shkonin në Ukrainë, do të sugjeronte se ata ishin budallenj ose vetëvrasës”, tha Yusov

Mbrëmë, inteligjenca ushtarake ukrainase pretendoi se i gjithë sulmi ishte një operacion i planifikuar nga Moska, me qëllim që të fajësonte Ukrainën të përshkallëzonte luftën dhe të merrte mbështetje për mobilizimin e një popullsie (të ngurruar) për të luftuar.

Ka shkuar rreth 115 persona numri i viktimave dhe rreth 142 të plagosur nga sulmi terrorist i ndodhur më 22 mars në një sallë koncertesh në periferi të Moskës.

Persona të armatosur hapën zjarr mes turmës së njerëzve si dhe hodhën lëndë djegëse në sallë duke i vënë flakën. ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa 4 persona të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë janë në mesin e 11 të arrestuarve, thotë shefi i sigurisë së Rusisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

8 hours ago

Euroliga në RTSH: Efes dominon bindshëm Milanon

Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…

8 hours ago

Trump urdhëron nxjerrjen e dokumenteve të vrasjeve të John Kennedy dhe Martin Luther King

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…

8 hours ago

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane, Sejko: Transformojmë sektorin financiar

Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…

8 hours ago

Berisha thirrje diasporës për protesta: Të lejohen të votojnë me ID e vendit ku jetojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…

8 hours ago

Begaj pret trupin diplomatik: BE nuk është vetëm ambicie, por përkatësia jonë

Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…

8 hours ago

This website uses cookies.