Categories: LajmePolitikë

Athina bllokon negociatat me “Belerin”, Rama: Frymë jo evropiane, integrimi në BE s’varet nga raporti ynë me Greqinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Greqia po sillet në mënyrë jo evropiane sa i përket qëndrimit të saj për të bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimit Evropian të Shqipërisë duke e kushtëzuar atë me çështjen Beleri.

Në një konferencë për mediat, Rama tha se çështja e Fredi Belerit është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe nuk ka pse transferohet në tryezën e Brukselit.

“Çështja e vështirësisë që krijojnë eksportimet e mosmarrëveshjeve bilaterale në tryezën e BE-së. Ka një sensibilizim të vendeve me eksperiencë, lidhur me faktin se si çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e BE-së krijojnë pengesa të paarsyeshme.

Sepse çështjet bilaterale duhet të zgjidhen midis dy vendeve dhe është e pakuptueshme dhe është e paarsyeshme në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata dhe hyn në një fazë përfundimtare të shtetbërjes evropiane duke përfituar përditë nga transferimi i dijes nga BE të pengohet apo vonohet sepse ka një çështje bilaterale”, tha Rama.

Sipas Ramës, Athina po krijon një pengesë që jo vetëm nuk është evropian por nxjerr në pah një mentalitet ballkanik. Ndërsa nëvizoi se Shqipëria nuk e sheh anëtarësimin në BE të lidhur me nivelin e raporteve me Greqinë.

“Mbase do të ishte e kuptueshme që kur të ishte vetëm vota për t’u anëtarësuar atëherë mund të thotë; jo unë s’jam dakord! Por kjo pengesë është jo vetëm e paarsyeshme dhe jo evropiane në frymë.

Në raport mes dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh që ne duhet trajtojmë mes nesh.

Për sa na takon ne si Shqipëri nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave as me përmbajtjen e raporteve tona me Greqinë. Ne duam të jemi një vend evropian në Ballkan dhe jo një shtet ballkanik në BE”, theksoi Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

31 minutes ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

56 minutes ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

1 hour ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

2 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

2 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

2 hours ago

This website uses cookies.