Athina miraton deklaratën: Pa zgjidhjen e çështjes së Fredi Belerit, s’ka integrim në BE

Greqia ka konkretizuar qëndrimin e saj për ta përdorur çështjen “Beleri” si kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas mediave greke, Athina do ta instrumentalizojë çështjen e Fredi Belerit, i cili po gjykohet pasi u arrestua gjatë zgjedhjeve të 14 majit të këtij viti me akuzën e blerjes së votave. Ndërsa nuk është lejuar të betohet si kryebashkiak i ri i Himarës.

Gjatë një takimi të mërkurën me ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të njohur si COREPER, Greqia lëshoi një deklaratë me shkrim përmes së cilës bën të ditur se pengesa e krijuar nga qeveria shqiptare për të mos e lejuar Fredi Belerin të betohet si kryebashkiak, do të shërbente si një parakusht për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Situata aktuale është në kundërshtim me vlerat tona të përbashkëta evropiane, kriteret e pranimit”, thuhet në deklaratë.

Vlen të përmendet se kjo deklaratë me shkrim tani është regjistruar zyrtarisht nga Greqia dhe nëse përputhet me çështjet shumë themelore të ngritura nga Athina dhe janë pjesë integrale të sundimit të ligjit evropian.

Greqia nuk do të jetë në gjendje të pajtohet për fazat e ardhshme të procesit të pranimit, si dhe gjatë procesit përfundimtar të miratimit të letrës për fillimin e negociatave për pesë kapitujt themelorë“, shpjegohet në deklaratë.

Në këtë mënyrë, Athina e sheh rastin e Belerit si provë e shkeljes së kushteve që duhet të përmbushë një shtet kandidat për hyrjen në bllokun evropian.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.