Categories: LajmeSportFutboll

Atletico, Simeone: Interi ndër 4-5 më të mirët në Europë, në nivelin e Realit

Diego Simeone ribashkohet me mikun e tij Simone Inzaghi dhe Interin “e tij” të martën në mbrëmje në San Siro për ndeshjen e parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve. Trajneri i Atletico Madrid ka prezantuar ndeshjen ndaj zikaltërve në një konferencë për shtyp.

Në nivelin emocional, ju keni shumë miq këtu, nga Zanetti te Simone Inzaghi, çfarë ndikimi ka tek ju rikthimi në skenë kundër miqve?

“Ishin dy vitet më të mira të karrierës sime, në një ekip shumë të fortë. Kam një kujtim të madh për grupin e lojtarëve që kishim, një kujtim të madh për njerëzit që më donin shumë, shumë në ato dy vite. Jam në një vend ku i dua njerëzit që janë atje, nesër do të jetoj me këtë”.

“Mendoj se Interi është ndër 4-5 skuadrat më të mira në Evropë për momentin. Vetëm shikoni se çfarë po bëjnë në ligë, vitin e kaluar në Ligën e Kampioneve luajtën një finale të madhe kundër Manchester Cityt. Luajnë në mënyrë konkrete, të thjeshtë dhe kështu vijne gjërat më të mira. Ata punojnë si skuadër, do të jetë një ndeshje me shumë duele, kushdo qe fiton shumicën e tyre do të ketë shanset më të mira për të fituar”.

A është ndeshja më e vështirë e sezoneve të fundit?

“Epo, ne u përballëm me Real Madridin, ata janë një kundërshtar në nivelin e Interit”.

A ka njeri në mesfushën e Interit që të kujton ty si lojtar?

“Nuk do të bëj krahasime. Janë tre lojtarë që mund të luajnë në role të ndryshme, që mund të ndryshojnë pozicione, që mbërrijnë në zonë shumë mirë, që gjuajnë mirë nga jashtë zonës”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.