Atletika, dy rekorde të reja olimpike

Dita e pestë e garave të atletikës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë dhuruar dy rekorde të reja olimpike. E kjo fillimisht në 1500 metra për meshkuj, atje ku amerikani Hoker ka fiksuar kohën e re olimpike 3’27:65, si dhe në 3000 metra me pengesa për femra, ndërsa Javi e Bahreinit ka dhënë kohën 8’52”76. Një medalje e artë për atleten nga Bahreini e marrë në metrat e fundit duke lënë nga pas Çemutain e Ugandës dhe Kerotish të Kenias.

 Ndërkohë një garë e luftuar kërcimi së gjati për meshkuj, ndërsa greku Tentoglu ka marrë medaljen e artë me rezultatin 8.48 metra, teksa ka lënë nga pas Pinok të Xhamajkës me 8.36 metra dhe Furlanin e Italisë me 8.34 metra. Një e artë ka shkuar për Kanadanë në hedhjen e çekiçit për femra, ndërsa vendi i parë ka shkuar për Roxhers, që ka fiksuar rezultain 76.97 metra.

Garë spektakolare 200 metra, e cila në metrat e fundit është fituar nga amerikania Tomas me kohën 21”82 duke i dhënë fund kështu mbrëmjes të së martës, ndërsa dhe atletika po i drejtohet fundit të garave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.  Në atletikë kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me katër medalje të arta, pesë të argjendta dhe pesë të bronzta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.