Atletika shkodrane kampione me moshat, kryetrajneri Albert Marashi, flet për sukseset e ekipeve të Vllaznisë
Në harkun kohor të pak ditëve, ekipet e moshave në atletikë u shpallën kampion duke dëshmuar punën e mirë që bëhet në Shkodër me ekipet zunxhir. Merita për këto suksese shkon për kryetrajnerin, Albert Marashi, si dhe kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.
Pas suksesit në kampionatet U14 dhe U16 , i njëjti sukses pritet edhe në konkurimin e kampionatit U18 që zhvillohet pas pak ditëve.
Ndërkohë, sa i përket garave për të rriturit, Vllaznia është në pritje të pjesëmarrjes në Kupën e Shqipërisë dhe dy turneve të rëndësishëm ndërkombëtarë.