Atletikë, Algrem vendos rekord në distancën e 10 km në Valencia

Në Valencia u bë historia në garën e 10 kilometrave. Atleti nga zvicra Andreas Algrem ka prerë i pari finishin duke vendosur rekord për Europën me kohën 26:52.
Algrem suprizoi me spritin final konkurentët e tij më të fortë Vincent Langat dhe Dominic Lobalu duke “i djegur” në metrat e fundit.
Gjithashtu në këtë garë u vendos rekord edhe për Amerikën Latine pasi uruguaiani Santiago Catrofe u rendit i teti me kohën 27:15.
Sa i përket atleteve femra gara u dominua nga Hellen Ekalale (Kenia), e cila rikuperoi pozicionet duke kaluar Fotyen Tesfay Haiylu (Etiopi), Christine Chesiro (Kenia) dhe Asayech Ayicheë (Etiopi) për të prerë finishin me kohën 29:32.