Atletiko Madrid, me uniformë speciale
Në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve mes Celtic dhe Atletico Madrid, spanjollët do të veshin një fanellë të veçantë: krejt të kuqe, si uniforma që Atletico Madrid kishte veshur 50 vjet më parë, në ndeshjen kundër skocezëve, në një gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve.
Ajo ndeshje e vitit 1974 hyri në histori si ‘Beteja e Glasgoë’, sepse spanjollët e mbyllën ndeshjen me 8 lojtarë në fushë, por gjithsesi ishin të aftë për të ruajtur rezultatin 0-0 deri në përfundim të sfidës. Uniforma do të jetë fanella e gjitha e kuqe, me pantallona të shkurtra blu dhe çorape kuq e bardha.
E njëjtë me atë të para 50 vitesh. Atëherë pas barazimit historik 0-0, në ndeshjen e kthimit, në Spanjë, Atletico Madrid fitoi dhe siguroi kalimin në finale, ku u mposht nga Bayern Munich në finalen e luajtur dy herë. Ndeshja e parë përfundoi në barazim pas kohës shtesë dhe pasi nuk pati penallti u përsërit. Në të dytën fituan gjermanët 4-0.