Atletja Rebecca Cheptegei digjet e gjallë nga i fejuari në Kenia

Tjetër tragjedi ka prekur botën e atletikës. Kenia duket se është vendi i mallkuar.
Kreu i Komitetit Olimpik të Ugandës ka bërë me dije se atletja Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë në spital pasi u dogj e gjallë nga i fejuari i saj.
Cheptegei, e cila kishte garuar në “Paris 2024” në disiplinën e maratonës duke e përfunduar me kohën e 44-rt, kaloi orët e fundit të jetës në terapinë intensive të një spitali në Eldoret.