Atmosfera e Festave të Nëntorit në Lezhë – Shkollat organizojnë veprimtari të ndryshme artistike
Atmosfera e festave të nëntorit ka përfshire qytetin e Lezhës, i cili është veshur më flamujt kuq zi .Në pritje të 28 dhe 29 Nëntorit, shkollat janë përfshirë në aktivitetet të ndryshme. Një veprimtari e veçantë u zhvillua në shkollën e mesme të bashkuar “Karl Gega” në Balldre, ku përmes interpretimeve dhe valleve nxënësit e veshur me kostume popullore sollën në vëmendje pavarësinë dhe çlirimin e vendit. Drejtoresha e shkollës “Karl Gega”, Lina Guri tha se Festat e Nëntorit janë një moment bashkimi mes njëri-tjetrit ashtu siç vepruan atdhetarët shqiptar në vitin 1912 dhe në luftën nazifashiste.
“Festat e 28-29 Nëntorit nuk janë thjesht data historike dhe memorie kombëtare por së pari na bashkojnë më shumë me njëri tjetrin siç u bashkuan atdhetarët shqiptar”, u shpreh Lina Guri, Drejtoreshë e shkollës “Karl Gega”, Balldre.
Në këtë aktivitet u çel edhe një ekspozitë në pikture, ku përmes penës u prezantuan figurat më të rëndësishme që kontribuan në pavarësinë dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist.