Atmosferë festive në “Shtëpia e Fëmijës”/Aktiviteti “OrArt” kishte në përmbajtjen e tij performanca me fabula për fëmijët
Festat e fundvitit kanë mbërritur më herët në Shtëpinë e Fëmijës 6-15 vjeç Shkodër. Aktiviteti me karakter artistik “OrArt” kishte në përmbajtjen e vet performanca me fabula ku e mira dhe e keqja shpjegohet me thjeshtësinë e mjeshtrave. Iniciativa të tilla u vijnë në ndihmë fëmijëve të këtij institucioni në aspektin e argëtimit dhe zhvillimit të aftësive të tyre.Prej vitesh aktivitete të tilla argëtuese janë kthyer në traditë për Shtëpinë e Fëmijës Shkodër duke i bërë më të ngrohta ditët e fundit kalendarike të vitit.
Projekti i shoqatës “OrArt” “Rrugëtim i ndryshëm, i njëjti destinacion” vjen në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për të dytin vit dhe synon përfshirjen e fëmijëve jetimë në art dhe të qenurit të barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë ndërsa ka rrugëtuar veç Shkodrës edhe në Tiranë dhe Sarandë.