Atmosferë Pashkësh në QKF – Fëmijët e kursit “Arte dhe zeje” i përgatisin me duart e tyre

Në QKF “Kujtim Alija”, në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po ngjyrosin vezët për festën e Pashkëve.
Mësuesja Stela Toska shprehet se në çdo festë, fëmijët janë të pranishëm me punimet e tyre.
Fëmijët janë ata që i duan festat më shumë duke bërë që së bashku të kalojnë me njëri- tjetrin një kohë të bukur dhe kreative. Ata të gjithë së bashku me gjithë zemër urojnë për RTSH Shkodra, Gëzuar Pashkët!