Atraksionet më të bukura nënujore në botë
70% e sipërfaqes së tokës është e mbuluar nga uji . Kjo ka krijuar kushte ideale për ekosistemet e shumta të oqeanit që të lulëzojnë.
Megjithatë, aktiviteti njerëzor ka ndikuar shumë në dete, duke lënë pas një gjurmë kujtimesh mbresëlënëse.
Monumenti Yonaguni, Japoni – I vendosur në brigjet e Yonaguni, ishullit më jugor i arkipelagut Ryukyu, ky formacion ka ndezur teori dhe debate të shumta. Opinionet ndryshojnë në lidhje me origjinën e kësaj strukture me shtresa, të zbuluar në vitin 1986. Ndërsa disa pretendojnë se është e krijuar nga njeriu, të tjerë këmbëngulin se formacionet e gurëve ranorë në rajonet tektonike janë të formuara natyrshëm në këtë mënyrë.
Muzeu Nënujor i Kankunit, Meksikë – I njohur si MUSA ( Museo Subacuático de Arte ), ky vend muzeu u hap në vitin 2010 në një përpjekje për të shpëtuar shkëmbinjtë koralorë të zonës. Muzeu ka rreth 500 vepra arti, shumica e krijuar nga skulptori britanik Jason deCaires Taylor.
Parku Arkeologjik i Baia, Itali – Qyteti i lashtë turistik u grabit nga saraçenët në shekullin e 8-të, dhe deri në vitin 1500 vendi ishte në gërmadha. Për shkak të aktivitetit vullkanik në zonë, i cili shkaktoi rritjen e nivelit të ujit, ajo që kishte mbetur është zhytur kryesisht në ujë. Në vitin 2007, autoritetet lokale hapën vendin për aktivitete zhytjeje.
Liqeni i Gjelbër, Austri – I vendosur në fshatin Tragor, liqeni shndërrohet në një park tipik gjatë vjeshtës dhe bëhet një pikë popullore zhytjeje në pranverë.