Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

vau dejes

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave, maleve, luginave, shpellave dhe ishujve, me një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore, kulinari autentike, territori i Vaut të Dejës nga viti në vit po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Antonio Pjetraj, specialist pranë Zyrës së Turizmit në Vau Dejës tregon më shumë mbi destinacionet e preferuara të vizitorëve.

Një numër shumë i madh i turistëve ndjekin itinerarin për Vaun e Dejës dhe normalisht edhe ne asaj i kemi dhënë më shumë prioritet si bashki. Nuk do të harrojmë që kemi dhe liqenin e Vaut të Dejës. Ka shumë monumente kulturore, shumë kala, shumë kisha të vjetra”, tha Pjetraj.

Në gjurmët e kohës, mes kalave dhe kishave të Vaut të Dejës, padyshim që një peshë të rëndësishme mban ajo e “Shën Mërisë”, jo vetëm për bukuritë, por edhe historinë e pasur që ka.

Është një histori shumë  e madhe për ne. Është kisha ku ka vendos kurorë Gjergj Kastrioti, Heroi ynë Kombëtar”, theksoi specialisti.

Forma aktuale e kishës vjen pas restaurimit të vitit 1880, me një këmbanore dhe një kryq diellor të vendosur mbi çati, një simbol i lashtë që i shton kishës një ndjenjë mistike dhe të lashtë.

Mes bukurive të liqenit, arkitekturës së kalave, historisë së kishave dhe kulinarisë së pasur, Vau Dejës fton çdo vizitorë që të shijojë këto destinacione.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.