Atraksionet turistike, Xhuxha: Shkodra jo më vend transit, por turizëm gjithvjetor

Turizmi këtë vit ka nisur më herët në Shkodër. Këtë e dëshmon edhe interesi i rritur i vizitorëve pranë zyrës së informimit në qendër të qytetit. Pikat më të preferuara, krahas bregdetit, mbeten Alpet, por edhe turizmi muzeal.
Risi përgjatë 2 viteve të fundit është fakti se tashmë Shkodra nuk është një vend transit, por një qendër turizmi edhe në qytet ku turistët qendrojnë disa ditë.
Shkodra ofron gjithçka, duke nisur që nga turizmi muzeal me element të shumtë të trashigimisë kulturore dhe historike, det, liqen dhe vetëm 2 orë larg tyre alpet me bukuritë e magjishme. Të gjitha këto pritet të kthejnë Shkodrën në një atraksion gjithvjetor turistik.