Audicion për talentet e vegjël, QKF “Kujtim Alija” ka nisur përzgjedhjen e elementëve cilësorë për shtatorin

Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” u zhvillua audicioni i hapur për talentet e reja në disa fusha të aktrimit si: poezi, prozë, dramë, parodi.
Fëmijë të grupmoshave të ndryshme kishin përzgjedhur disa nga materialet e njohura dhe i interpretuan para trupës së jurisë, e përbërë nga Drande Xhaj, Astrit Fani, Mirjam Bruçeti dhe Gjovalin Kolaj.
Të jesh pjesë e një grupi aktrimi është një përvojë që do t’i vlejë fëmijëve në të ardhmen.
Ky nuk do të jetë audicioni i vetëm që QKF “Kujtim Alija” do të zhvillojë për fëmijët e talentuar pasi edhe në muajin shtator pritet të zhvillohet sërish një tjetër. Në fund, juria do të përzgjedhë më të mirët.