Në teatrin “Migjeni” janë çelur audicionet për shfaqjen “Opera për tre groshë” e regjisorit japonez Kuniaki Ida. Vepra e dramaturgut të famshëm Bertolt Brecht do të vijë e ndërthurur mes aktorëve profesionistë dhe atyre të dalë nga audicionet.
“Unë e konsideroj privilegj që gjendem në teatrin “Migjeni” dhe në qytetin e Shkodrës. Do të vëmë në skenë këtë shfaqje të Brecht që trajton një seri fenomenesh që në vetvete prekin shoqërinë tonë me qëllimin për ta përmirësuar atë në të ardhmen e përbashkët tonën. Në Shkodër është hera ime e parë por vitin e kaluar pata një përvojë shumë të mirë me Teatrin Kombëtar në Tiranë.”
“Ndodhemi këtu sepse duam të provojmë diçka të re duke ndjekur pasionin” shprehen disa nga të rinjtë pjesëmarrës në audicion.
Audicioni do të zhvillohet në formën e workshopit ku me anë të kërkesave të regjisorit, aktorët do të ngarkohen me rrethana dhe detyra nëpërmjet të cilave do të bëhet edhe vlerësimi. Shfaqja pritet të vihet në skenë gjatë vjeshtës.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.