Audienca, Shqipëri-Spanjë u ndoq nga 12 milionë spanjollë
Të nesërmen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës, “La 1” e “TVE”-së ka bërë me dije se mesatarisht kjo ndeshje është ndjekur nga 6.704.000 telespektatorë.
Sipas të dhënave mësohet se eventi i mbrëmshëm ka qenë më i ndjekuri nga publiku spanjoll pasi kanë qenë 12.002.000 telespektatorë, të cilët janë sinstonizuar qoftë një sekond në këtë duel.
Kujtojmë se ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë është ndjekur mesatarisht nga 5.078.000 milionë telespektatorë ndërsa sfida me Italinë nga 8.552.000 milionë telespaktatorë.