Muzeu Ikonografik “Onufri” ka shënuar rritje të vizitueshmërisë nga viti në vit. Kjo falë edhe teknologjisë, e cila në këtë rast ka ndihmuar në lehtësimin e dhënies së informacionit mbi thesaret që ruhen në këtë muze.
“Të lumtur tek shohim rritjen e interesit të vizitorëve në Muzeun Ikonografik “Onufri” për audioguidën që plotëson në mënyrë profesionale informacionin e detajuar për thesaret muzeore që i ekspozojmë publikut”.
Muzeu Ikonografik “Onufri” për vitin 2023 regjistroi 1240 vizitorë më shumë se një vit më parë. Turistët e huaj kanë preferuar ta vizitojnë muzeun duke përdorur këtë shërbim që vjen në gjuhët shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.