Australi Zelande e Re 2023 Spanja ne rast triumfi
“Australi & Zelandë e Re 2023”, Spanja në rast triumfi premio prej 300 mijë eurosh
Secila prej futbollisteve të përfaqësueses spanjolle kanë arkëtuar plot 70 mijë euro si shpërblim për kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës për femra. Federata Spanjolle e Futbollit ka motivuar lojtaret iberike duke u premtuar edhe 160 mijë euro të tjerë në rast se do të kalojnë në gjysëmfinale.
Sipas “Marca”-s futbollistet në fjalë do të jenë edhe më të motivuara nëse shkojnë në finalen e madhe pasi në rast triumfi do të marrin plot 300 mijë euro premio.
Siç dihet Spanja është çerekfinaliste e Botërorit të femrave. Më datë 11 gusht iberiket sfidojnë Holandën për një vend në gjysëmfinale ku në rast kualifikimi presin fituesen mes Japonisë dhe Suedisë.
Kupa e Botës për femra është një eskluzivitet i Radio Televizonit Shqiptar. Të gjitha ndeshjet e këtij eventi që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re do të transmetohen për publikun shqiptar në RTSH.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.