Australia zyrtarizon trajnerin e ri
Federata e Futbollit e Australisë ka zyrtarizuar trajnerin të ri të skuadrës kombëtare pas dorëheqjes së Graham Arnold.
Tony Popovic do të jetë trajneri i ri i “kangurëve”: ish-mbrojtësi 51-vjeçar i Crystal Palace do të ketë për detyrë të ringjallë ekipin në kualifikueset e Botërorit 2026, pas humbjes befasuese 1-0 në shtëpi kundër Bahreinit dhe barazimit pa gola me Indonezinë në shtator.
“Është koha më e mirë për të filluar këtë eksperiencë, mezi pres të filloj. Golat? Nuk do të jem kurrë i kënaqur nëse fitojmë dhe nuk luajmë mirë. Do të jemi të kënaqur me fitoren por ne duhet të sigurohemi që stili i lojës të përmirësohet”, ka thënë mes të tjerash Popoviç në prezantimin e tij si trajner i Australisë.