Australian Open, Siner mposht në finale Medvedev
Jannik Siner mposht Danil Medvedev në 5 sete në finalen e Australian Open dhe fiton Grand Slam-in e tij të parë në karrierë. Një sukses historik për 22-vjeçarin, i cili bëhet italiani i tretë që triumfon në një nga katër turnetë më të rëndësishëm në botë në fushën e meshkujve, duke thyer një agjërim që zgjati për 48 vjet, me suksesin e fundit të Panattës në Roland Garros në vitin 1976.
Fitorja erdhi pas një përmbysjeje epike, nga 0-2 në 3-2, në të cilin Sinner shfrytëzoi në maksimum gjendjen fizike, duke mposht kundërshtarin në setin e pestë.