Një numër pacientësh u janë drejtuar spitaleve austriake duke kërkuar ndihmë pas marrjes së medikamentit “Ozempic” për të trajtuar diabetin.
Produkti dyshohet se ishte siguruar jashtë farmacisë dhe mund të ketë sasi të tjera ende në qarkullim.
Zyra austriake për shëndetin njoftoi se pacientët shfaqën hipoglicemi, kriza dhe efekte të rënda shëndetësore, të cilat mendohet se u shkaktuan pasi produkti përmbante insulinë, jo përbërësin semaglutide që ka “Ozempic”.
Edhe rregullatori evropian për medikamentet paralajmëroi javën e kaluar se në Evropë po qarkullojnë aparate për diabetin në formë stilolapsi nga kompania Novo Nordisk, që janë të falsifikuara, si produkti “Ozempic” edhe “Wegovy”, i cili shërben për të humbur peshë dhe shitet në internet.
Autoritetet thonë se efikasiteti i “Ozempic” për të ulur peshën e pacientëve është provuar tashmë, dhe kjo ka ndikuar që në treg të rritet kërkesa për të, duke lejuar organizatat kriminale ta shfrytëzojnë situatën për produktet e tyre false.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.