Austria, Rangnick: Nuk patëm fat
Austria i dha lamtumirën Euro 2024 pas disfatës në fazën e 16-shes kundër Turqisë. Në fund të ndeshjes së luajtur në Red Bull Arena të Leipzig, trajneri Ralf Rangnick analizoi ndeshjen, duke evidentuar faktorët që penalizuan kombëtaren austriake në krahasim me atë të drejtuar nga Vincenzo Montella.
“Nuk patëm fatin e duhur. Mendoj se nëse ndeshja do të shkonte në shtesë do të kishim fituar kohë për të shënuar golin e barazimit, por është e vështirë kur ke Gordon Banks në portën e kundërshtarit”.
Rangnick më pas vazhdoi, duke u fokusuar gjithashtu në objektivat e ardhshme të Austrisë. “Ne nuk i shfrytëzuam mjaftueshëm mundësitë tona dhe nuk u mbrojtëm mirë. Katër ndeshjet që luajtëm ishin shumë argëtuese, duke përfshirë edhe atë të sotmen. Ne duhet të sjellim me vete këtë përvojë në Ligën e Kombeve dhe më pas në kualifikueset për Kupën e Botës”.