Autizmi dhe përmasat e tij: në Shqipëri figurojnë 2.467 persona. CDC: Preket 1 në 36 persona

autizmi rtsh

Autizmi vijon të mbetet një nga diagnozat më të vështira për tu menaxhuar nga të gjitha popullatat dhe me enigmatikja për sa i përket shkaqeve. Autizmi është një çrregullim neurobiologjik i zhvillimit të trurit me shumë të panjohura dhe që mund të prekë këdo. Sipas agjencisë amerikane të shëndetit publik, CDC, ky çrregullim prek 1 në 36 fëmijë.

Në Shqipëri sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë i ofroi në rrugë zyrtare RTSH-së, 2,467 persona me çrregullime të spektrit të autizimit trajtohen me pagesë të aftësisë se kufizuar nga programi i mbrojtjes sociale dhe 1,450 prej tyre mbështeten dhe me pagesë për shërbimin e ndihmësit personal. Fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit përfitojnë në total nga 76 shërbime publike (ditore dhe rezidenciale) në të gjithë vendin.

Fëmijët me çrregullim të spektrit kanë të dëmtuara disa funksione, por tri janë më të rëndësishmet:

  1. Dëmtime në marrëdhëniet sociale apo dëmtime të ndërveprimit shoqëror, të cilat mund të konsiderohen si çrregullime kryesore, pasi kanë të bëjnë me aftësitë e integrimit në shoqëri.
  2. Dëmtime në komunikim, të cilat prekin tërësisht ose pjesërisht të folurit.
  3. Dëmtime në mënyrën e sjelljes, që shprehen me lëvizje kaotike të duarve, kokës apo trupit, lëvizje të përsëritura, stereotipike, të lodhshme, jo rrallë edhe të kufizuara

Shkencëtarët ende nuk e dinë shkakun e saktë të autizmit. Çrregullimi, i cili zakonisht diagnostikohet në fëmijërinë e hershme, mendohet të ndodhë për shkak të një kombinimi të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.