Autobus pa limit për tifozët kuqeblu/Dyndje shkodranësh në Tiranë për të mbështetur Vllazninë
Vllaznia luan të dielën në “Air Albania” përballë Egnatias duke filluar nga ora 20:00, gjysmëfinalen e “Final 4”. Një ndeshje që po pritet me shumë interes nga ana e tifozërisë shkodrane, brenda dhe jashtë vendit. Për t’i ardhur në ndihmë tifozëve kuqeblu që dëshirojnë të udhëtojnë drejt kryeqytetit në mbështetje të Vllaznisë për këtë supersfidë e cila hap rrugën e kualifikimit në finale dhe më pas edhe të fitimit të trofeut, Presidenti i K.F Vllaznia, Alban Xhaferi ka vënë në dispozicionë autobusë FALAS për të gjithë tifozërinë shkodrane që do të udhëtojnë nga Shkodra në Tiranë.“Bashkë për Vllazninë. KF Vllaznia i vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që duan të udhëtojnë drejt “Air Albania” dhe të ndjekin skuadrën në gjysmëfinalen e “Final 4” Vllaznia – Egnatia, të dielën me 19 Maj. Presidenti i Klubit z.Alban Xhaferi ka vënë në dispozicionë autobusë FALAS për të gjithë tifozërinë shkodrane që do të udhëtojnë nga Shkodra në Tiranë. Grumbullimi do të bëhet para “Teatrit Migjeni” rreth orës 15:00 si dhe nisja në orën 16:00. Për ta lehtësuar procesin ju bëjmë me dije se personat duhet të pronotojnë paraprakisht deri të Shtunën në orën 19:00. Kontaktoni në inbox të faqes ose në numrin e telefonit 0692394133. VLLAZNIA, një jetë, dy ngjyra, një skuadër!”, thuhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.
Në mbështetje të tifozëve kuqeblu për të udhëtuar falas dejt kryeqytetit është edhe Bashkia Shkodër, gjë të cilën e bën të ditur në njoftimin zyrtar të saj
“Të dashur sportdashës,
Të dielën, më datën 19 Maj, Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion 3 autobusë, për tifozët e Vllaznisë, që do të udhëtojnë drejt Tiranës, , për të mbështetur ekipin tonë të zemrës në ndeshjen gjysmëfinale, Egnatia-Vllaznia.
Nisja do të bëhet të Bashkia Shkodër në orën 14:30.
Ju mirëpresim të gjithëve! (Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç)
Forca Vllaznia! ”