Makinat e braktisura, që zënë hapësirat publike, vazhdimisht janë bërë problem për automjetet zjarrfikëse, të cilat e kanë të vështirë për të mbërritur në kohën e duhur për në vendin e ngjarjes, në raste zjarri.
Në rrugën “Danej” , pranë “Urës Dervishbeg”, ky automjet qëndron prej vitesh këtu, i braktisur, me xhama të thyer, pa asnjë funksion. Pronari e ka lënë atë të parkuar, duke vështirësuar qarkullimin edhe të këmbësorëve.
Në jo pak raste rrugët e ngushta si pasojë e shfrytëzimit të hapësirave të përbashkëta në Shkodër kanë sjellë vështirësi për lëvizjen e automjeteve zjarrëfikëse në raste zjarri.
Sikur të mos mjaftonte mungesa e parkingjeve në Shkodër, këto vetura i vështirësojnë edhe më shumë jetën qytetarëve.
Drejtues të repartit zjarrfikës disa herë kanë apeluar institucionet përgjegjëse, por edhe qytetarët që të mos parkojnë mjetet e tyre në rrugët relativisht të ngushta, pasi krijojnë vështirësi për operacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin e personave që gjendjen përballë këtij rreziku.
Pavarësisht thirrjeve, ende sot situata mbetet problematike.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.