Automjeti përplas 41-vjeçarin me biçikletë / Ngjarja në Vermosh, shoferi e dërgon vetë në spital

Policia Shkoder
Një 41-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë një natë më parë, në Vermosh. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, 48 vjeç, ka transportuar të lënduarin drejt spitalit dhe më pas ka vënë në dijeni uniformat blu për ngjarjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentim ligjor të rastin, ndërkohë shtetasi në fjalë ndodhet jashtë rrezikut.