Automotive Fair Albania më 26-29 tetor, Rama: Bën bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit
Rikthehet edicioni i dytë i Automotive Fair Albania në datat 26-29 tetor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin social Facebook se eventi më i madh i pasionit automotiv do të bëjë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit.
“Mirëmëngjesi dhe me rikthimin e edicionit të dytë, të Automotive Fair Albania, eventit më të madh të pasionit automotiv, duke bërë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit, në datat 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve, “Sheshi Italia” e “Nënë Tereza”, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Edicioni i parë i Automotive Fair Albania u mbajt përgjatë datave 17-19 Qershor 2022.
Panairi shërbeu si një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse, dhe si një urë ndërlidhëse midis të gjithë operatorëve dhe aktorëve të industrisë së automobilizimit, duke ofruar mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, promovimi dhe njohje.
Qëllimi i këtij eventi ishte stimulimi i investimeve të huaja në industrinë e automobilizmit. Rrjeti i operatorëve vendas e rajonalë, prezantuan produkte dhe shërbime që ata ofrojnë, ndërsa prezenca e ekspertëve ndërkombëtarë shërbeu si një mundësi unike për shkëmbim përvojash, shikueshmëri, bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi që erdhi në momentin e duhur.