Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Autorët shqiptarë marrin çmimin

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të ekselencës “Divinamente Donna 2025”.Çmimi ju dha për prozën “Dashuria e një Gruaje”, ku me metafora të pasura, autori Ndue Dragusha “pikturon” në mënyrë perfekte figurën femërore nën kthetrat e atyre që e shfrytëzojnë, duke rrezikuar qenien e saj aq të brishtë, por sa edhe të fuqishme ndaj përvuajtjeve të tilla. Eventi ndërkombëtar i ndarjes së çmimeve u organizua në Senatin e Republikës së Italisë në Romë.

Shkrimtari Dragusha thotë se ky vlerësim e frymëzon edhe më shumë për të vijuar me krijimtarinë e tij artistike.

Kam skalitur në mënyrë shumë të veçantë personazhet, nga ana psikologjike dhe nga artistike me diskurset që zhvillohen në këtë  tregim. Ndjej kënaqësi e vlerësimit dhe ishte diçka shumë e veçantë”, u shpreh shkrimtari Ndua Dragusha.

Ky event ndërkombëtar organizohet dhe promovohet për herë të dytë nga Shoqata VerbumlandiArt, çmim ekselence arriti të marrë edhe autorja tjetër shqiptare pjesëmarrëse në këtë konkurs Suela Boçi me librin “Optika Ndaj Cenimit të të Drejtave të Nxënësve”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.