Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2026. Pas ndeshjes sulmuesi kuqezi ka deklaruar: “Shpresoj që të vazhdoj gjithmonë me këtë ritëm. Ishte një ndeshje e vështirëm nuk është e lehtë të avancosh kur janë 10 veta që mbrohen. Shumë ekipe kanë çaluar me Andorrën”.
“E menaxhuam mirë situatën, jam i lumtur për të gjithëm për rikthimin e Brojës, për Hoxhën që luajti nga minuta e parë, për Uzunin që shënoi. Rëndësi ka që të fitojmë ndeshjet. Duhet të shikojmë ndeshjen e radhësm të gjithë ëndërrojnë të shkojmë në Botëror”.