Categories: BotaLajme

Autoritetet australiane arrestojnë një spiune ruse

Një ushtarake australiane dhe bashkëshorti i saj janë arrestuar në akuzën e rëndë të spiunazhit në favor të Rusisë.

Hetuesit thonë se çifti, të dy shtetas australianë me origjinë ruse, morën materiale të Forcave të Mbrojtjes Australiane (ADF) për t’i ndarë ato me Moskën.

Megjithatë, sipas policisë në dokumentet që janë dërguar, asnjë prej tyre nuk ka përmbajtje të rëndësishme ushtarake apo sekrete.

Kira Korolev, një ushtarake 40-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 62-vjeçar Igor Korolev u njohën me akuzat në gjykatë dhe mund të dënohen maksimalisht deri në 15 vjet burg.

Kryeministri australian Anthony Albanese reagoi me rezerva për këtë çështje duke thënë se ishte këshilluar nga agjencitë e sigurisë së vendit, por nuk mund të jepte detaje.

Çifti i spiunëve jetontë në Australi prej më shumë se një dekade dhe të dy ishin bërë shtetas disa vite më parë. Igor ishte i vetëpunësuar dhe Kira ishte një teknike e sistemeve të informacionit në ushtri, rol për të cilin kishte marrë një leje sigurie.

Hetuesit pretentojnë se ajo udhëtoi fshehurazi në Rusi ndërsa ishte në pushim nga Forcave të Mbrojtjes Australiane, më pas e udhëzoi Igorin të hynte në llogarinë e saj të punës dhe të dërgonte materiale të ndjeshme në mënyrë që ajo të mund t’ia përcillte autoriteteve ruse.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

12 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.