Kosove – Izrael
Policia e Kosovës tha të shtunën se ka ndërmarrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, që zhvillohet të dielën në Prishtinë.
Ky është takimi i parë i Izraelit që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi që u pasua me luftën në Gaza.
Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej me 15 tetor, por u shty për shkak të këtyre zhvillimeve.
Policia e Kosovës në një komunikatë tha se masat e ndërmarra synojnë “me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin”.
Ekipi izraelit i futbollit arriti të premten në Kosovë nën masa të larta sigurie.
Para mbërritjes Federata izraelite e futbollit postoi një video në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, në të cilën shihen lojtarët tek zbresin nga autobusi që po i dërgonte në aeroportin e Izraelit për t’u strehuar në anë të rrugës, me sa duket në mes të hedhjes së raketave në afërsi të tyre.
“Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, thuhej në postimin e federatës.
Izraeli renditet i treti në grupin e parë të kualifikimeve për kampionatin e futbollit Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por me dy ndeshje më pak. Ekipi kombëtar izraelit nuk është kualifikuar asnjëherë në ndonjë kampionat evropian që nga anëtarësimi në UEFA në vitin 1994, dhe tani do të duhet të luajë katër ndeshje brenda dhjetë ditësh në përpjekje që të sigurojë kualifikimin.
Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike gjatë një takimi të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020, të organizuar nga ish presidenti amerikan, Donald Trump.
Kosova u bë vendi i parë evropian dhe vendi i parë me shumicë myslimane, që vendosi ambasadën në Jerusalem në vend të Tel Avivit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës.
Izraeli është vendi më i fundit që ka njohur pavarësinë Kosovën, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore euro-perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.